Programi për Karrierë dhe Punësim

Infermierët e parë të “Programit për Karrierë dhe Punësim” janë pajisur me Viza të Punës!

03.03.2021

Studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, Mimoza Bejta dhe Kushtrim Haliti janë ndër studentët e parë të cilët këtë javë janë pajisur me viza pune nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Mimoza dhe Kushtrimi janë infermierët, të cilët përmes “Programit për Karrierë dhe Punësim” do udhëtojnë në fundjavë në Gjermani,për të filluar realizimin e ëndrrës së tyre për të punuar në institucionet shëndetësore gjermane, pjesë e bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB, partnerëve gjerman dhe Lingua-së.

Ata ndihen të emocionuar për përvojën e cila do të nis së shpejti për ta, duke premtuar që njohuritë e fituara në Kolegjin AAB, do t´i vënë në shërbim të pacientëve në klinikën ku ata do të punojnë, dhe shprehen falenderues ndaj “Programit për Karrierë dhe Punësim” i cili ka bërë realitet ëndrrën e tyre.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Infermierisë, z.Idriz Sopjani, është shprehur:Jam jashtëzakonisht i kënaqur që puna dyvjeqare që është bërë me studentët e “Programit për Karrierë dhe Punësim” po konkretizohet dhe këto janë vetëm rezultatet e para të cilat i hapin rrugë rezultateve tjera pozitive të studentëve të tjerë të cilët janë pjesë e “Programit për Karrierë dhe Punësim”.