Programi për Karrierë dhe Punësim

Ish Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim vijnë nga Gjermania si storie suksesi në Kolegjin AAB

10.05.2022

Studentët e gjeneratës së parë të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB , tashmë kanë mbushur vitin e parë të tyre të suksesshëm si Infermier/e në Gjermani, të cilët përmës Zyrës së Programit për Karrierë dhe Punësim, janë pjesë e stafit të klinikave prestiogjioze në Gjermani, klinika këto partnere të Programit për Karrierë dhe Punësim, zyre e cila është themeluar si projekt bashkëpunimi në mes të Kolegjit AAB, Partnerëve Gjerman dhe Lingua-së.

Ata kanë ardhur të ndajnë rrëfimet e tyre të suksesshme se bashku me studentët e Kolegjit AAB;dega Infermieri dhe studentët që janë pjesë e Programit,të cilët veqse janë në përgatitje e sipër për të iu bashkuar një numri të madh të studentëve që përmes kësaj zyre, sot dinjitetëshëm dhe mëse të përgatitur ofrojnë shërbimet shëndetsore për pacientët gjerman dhe të tjerë në Gjermani.Në këtë alumni talk i cili ndan hapësirë për secilin ish student/e të Kolegjit AAB, të cilët janë të suksesshëm në profesionet e tyre, kësaj radhe janë ish studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim : Mirlinda Uka e cila punon në klinikën SANA Krankehnaus Köln, Kushtrim Haliti në Sana Krankehaus Hürth dhe Endrit Bunjaku i cili shërbimet e tij prej Infermieri me licencë gjermane i ofron në miCura Nürnberg, të gjitha këto pjesë e një game të gjerë të partnerëve gjerman të zyrës së Programit për Karrierë dhe Punësim.

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB patën rastin të dëgjojnë nga Mirlinda, Endriti dhe Kushtrimi storiet e rrugëtimit të tyre dhe sfidat të cilat ata i kanë kaluar si studentë të Infermierisë për të mësuar profesionin e tyre, të përgatiten në gjuhën gjermane si parakusht kryesor për tu bërë pjesë e klinikave në të cilat tashmë veq ushtrojnë profesionin e tyre dhe procedurat administrative dhe byrokratike për të marr njohjen nga shteti gjerman por edhe vizën e punës në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

 Ndër të tjera, Mirlinda, Endriti dhe Kushtrimi në fund porositën të gjithë studentët e Infermierisë në Kolegjin AAB, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e tyre në Gjermani që të mësojnë gjuhën gjermane dhë të  shfrytëzojnë të gjitha mundësitë tjera që ofron zyra e Programit për Karrierë dhe Punësim.