Programi për Karrierë dhe Punësim

Ish studentet e Programit për Karrierë dhe Punësim,pajisen me licenca gjermane.

21.09.2021
Elona Musliu dhe Flaka Prebreza janë dy nga ish studentet e Kolegjit AAB,që duke qenë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim,sot mbajnë në duart e tyre licencën gjermane të profesionit të Infermierisë,një profesion po aq human dhe me perspektivë evropiane e cila është ëndërr e shumë të rinjëve të cilët dëshirojnë të punojnë në këtë profesion e sidomos në një shtet si Gjermania.

Elona dhe Flaka,përveq përgatitjes profesionale në fushën e Infermierisë të fituar në Kolegjin AAB,duke qenë pjesë e Programit kanë fituar veq tjerash edhe mundësinë për përgatitjen e provimit të licencës gjermane,një mundësi e cila iu jepet të gjithë studentëve të Fakultetit të Infermierisë,të cilët duke qenë pjesë e Programit dhe janë në fund të studimeve të tyre dhe janë në nivelin B2 të gjuhës gjermane.Këto parapërgatitje janë ofruar nga Dekanati i Infermierisë,Lingua dhe nga profesionistë shëndetësor të cilët punojnë në klinika gjermane në Gjermani,të angazhuar ekskluzivisht nga zyra e Programit për Karrierë dhe Punësim.

Kjo mundësi ju ofrohet studentëve në mënyrë që në kohë rekorde të pajisen me licenca gjermane të profesionit të tyre,dhe të gëzojnë benefite të tjera si pjesë e institucioneve shëndetsore gjermane.

Bëhu edhe ti pjesë e këtij suksesi…

Apliko në webfaqen tonë pkp-aab.com