Programi për Karrierë dhe Punësim

Lidhjet e kontratës dhe fytyrat e qeshura

25.11.2020

Do të na shoqërojnë shumë orë të përbashkëta gjatë procesit mësimor, si dhe gjatë intervistave për punë. Kjo do të jetë arritja e parë e momentit historik.

Jo shumë kohë më parë, si pjesë e “Programit për Karrierë dhe Punësim” janë lidhur kontrata midis studentëve dhe punëdhënësve tanë në Gjermani. Ëndrra për një jetë të re në Gjermani tani është shumë më afër. Është diskutuar në detaje me studentët lidhur me kontratën, ku punëdhënësi ka dhënë përgjigjet në pyetjet e parashtruara.

Përveç pyetjeve të zakonshme rreth kontratës, sigurisht që ishte e rëndësishme për ne dhe studentët të dinim se ku do të banonin studentët tanë në fillim. Partnerët tanë për këtë qëllim kanë marrë me qira hapësira banimi ​​shtesë dhe kanë krijuar një ambient të tyre konviktor, posaçërisht për studentët tanë dhe punonjësit e tyre të ardhshëm, në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë jetesën e tyre fillestare në Gjermani.

Gjatë fazës fillestare, studenëve paraprak u është dhënë mbështetje profesionale për disa muaj me radhë, ku gjithmonë një mentor ka qëndruar pranë tyre për çështje profesionale dhe administrative. Qëllimi parësor i punëdhënësve është integrimi i juaj profesional dhe shoqëror në Gjermani.

Edhe pas nënshkrimit të kontratave të punës, ka ende shumë punë për të bërë. Momenti tjetër historik fillon me procesin për marrjen e diplomës së gjuhës ÖSD B2 dhe për provimin e barasvlerësimit. Ne kemi besim se shumë shpejt do ta arrijmë së bashku edhe këtë qëllim.