Programi për Karrierë dhe Punësim

Mbahen intervistat me partnerin e ri gjerman, Qendra Psikiatrike Emmendingen

07.02.2022

Studentët e Infermierisë së Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, për dy ditë radhazi janë intervistuar nga drejtori i Infermierisë së Qendres Psikiatrike në Emmendingen, z.Jeton Himaj. 

Spitali Psikiatrik Emmendingen është një ndër spitalet akademike më të mira në Gjermani, i cili gjindet në zonën e Baden-Württemberg-ut. Ky spital mbulon spektrin e kujdesit për shëndetin mendor për pacientët e kësaj zone dhe është spital partner i Universitetit të lashtë “Albert Ludwig” të Freiburg-ut.

Andaj, studentët e Programit të cilët janë intervistuar këto dy ditë, përveq mundësisë së punësimit në këtë klinikë, iu ofrohen shanse të mëdha të shkollimit dhe avansimit të tyre profesional.

 Pas intervistave, z.Himaj është shprehur tejet i kënaqur me cilësinë e aplikantëve për punësim, posaçerisht me nivelin e njohurive të gjuhës gjermane si dhe gatishmërinë e studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim për tu bërë pjesë e personelit të klinikës të cilën ai e përfaqëson, duke garantuar përkrahje dhe ndihmë profesionale gjatë procesit së përgatitjes së tyre për nisjen në Gjermani dhe mbështetje në integrimin e tyre atje.

Studentët e Programit, së shpejti do të informohen individualisht për rezultatin e intervistave me Qendren Psikiatrike Emmendingen.