Close
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook
Instagram
Linkedin

  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook
Instagram
Linkedin

Karriere dhe Punesim  ·  Uncategorized @sq

Nënshkruhen kontratat e para me Spitalin Psikiatrik në Emmendingen

By Abetare Mulolli Cunaku  Published On March 22, 2022

Studentët e Fakultetit të Infermierisë së Kolegjit AAB, pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim janë pajisur sot me kontrata nga punëdhënësi i tyre Spitali Psikiatrik në Emmendingen.

Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim,të cilët para një muaji janë intervistuar nga z.Jeton Himaj, Drejtor i Infermierisë në Qendrën Psikiatrike Emmendingen të cilët kanë marrë konfirmimin e pranimit të tyre në punë, sot zyrtarisht kanë në duart e tyre kontratat e punës  me spitalin Psikiatrik në Emmendingen-Gjermani.

Studentët janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur për nënshkrimin e kontratateve  e cila iu mundëson që shume shpejt do të jenë pjesë përbërëse e stafit të njërit nga spitalet më të mira në Gjermani.

Vlen të theksohet, Spitali Psikiatrik Emmendingen është një ndër spitalet akademike më të mira në Gjermani, i cili gjindet në zonën e Baden-Württemberg-ut. Ky spital mbulon spektrin e kujdesit për shëndetin mendor për pacientët e kësaj zone dhe është spital partner i Universitetit të lashtë “Albert Ludwig” të Freiburg-ut.

Andaj studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim të cilët do të punojnë në këtë spital përveq mundësisë së punësimit, iu ofrohen shanse të mëdha të aftësimit dhe avansimit të tyre profesional.



Meny

Ballina
Rreth nesh
Organizimi
Konkurset
Kontakti

Adresa

[email protected]

Rr. Elez Berisha, Nr.56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 
 
 

Ne kujdesemi për të ardhmën tuaj

MËSO GJUHËN GJERMANE DHE SIGUROJE NJË KONTRATË PËR NJË VEND PUNE TË SIGURT.

Facebook
Instagram
Linkedin
  • Albanian
© Copyright 2020 by Lingua Kosova. All Right Reserved.