Lingua Kosova SH.P.K. është ndërmarrje e cila implemeton këto fusha të veprimatarisë në kuadër të “Programit për Karrierë dhe Punësim” pranë fakultetit të Infermisë në Kolegjin AAB: Koordinimin e partnerëve vendorë dhe gjerman në rolin e urës lidhëse në mes të të dyja palëve. Koordinimin e Projektit ku përshihen aktivitete të shumta në lidhje me menaxhmin e aplikimit të studentëve të interesuar për Program, duke përfshirë parapërzgjedhjen e studentëve përmes paraintervistave bazuar në kërkesat e partnerëve gjerman të Projektit, organizimin e prezantimit të punëdhënsëve gjerman, si dhe organizimin e intervistave në mes të studentëve të interesuar për punësim dhe punëdhënsëve gjerman. Aftësimi shtesë profesional infermieror ku përfshihet implementimi i lëndëve të fushës së infermierisë të cilat janë cilësuar si deficitare në procesin e krahasimit të planprogramit gjerman dhe të Kolegjit AAB nga partneret gjerman dhe Zyra për Njohje e shtetit gjerman. Në kuadër të Programit, Lingua u ofron studentëve të pranuar menaxhimin e cilësisë së praktikave profesionale të cilat kryhen gjatë studimeve.
Studentët duhet të pëzgjedhin punëdhënësin dhe të aplikojnë
Punëdhënësit përzgjedhin studentët nëpërmjet testimit dhe intervistimit
Studentët nënshkruajnë kontratën dhe fillojnë kurset e gjuhës
Pas përfundimit të fakultetit dhe të kurseve të gjuhës
Semestri 1
Semestri 2
Semestri 3
Semestri 4
Semestri 5
Semestri 6
Stazhi
Aplikimi
Kursi A1
Kursi A2
Kursi B1
Kursi B2
Përfundimi i kursit B2
Provimi ÖSD B2
Certifikimi ÖSD B2
Aplikimi në ambasadë
Fillimi i punës
Faza provuese 4 javore
Studentët e Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme tashmë mund të regjistrohen në Programin tonë pas semestrit të tretë dhe të fillojnë menjëherë kursin e gjuhës. Regjistrimi bëhet përmes faqes së internetit (online), në të cilën studentët, përveç dërgimit të të dhënave të tyre personale, mund të specifikojnë edhe punëdhënësin e tyre të preferuar. Pas një faze provuese katër javore, do të vendoset nëse studentët e fitojnë të drejtën për përfshirjen e tyre në Program dhe për fillimin e procesit ndërmjetësues. Nëse pas procesit ndërmjetësues vendoset për pranimin e tyre, atëherë nënshkruhen kontratat e punës, pastaj do të krijohet mundësia që studentët të njihen me punëdhënësin e tyre të ardhshëm gjatë diskutimeve të mëtejshme.
Kursi i gjuhës përfshin një plan mësimi, modulet e të cilit bazohen në komponentët ndërkombëtarë. Përveç testeve individuale, studentët duhet të bëjnë edhe teste javore. Me modulet shtesë dhe ato përmbajtësore, ne u mundësojmë studentëve të marrin njohuritë specifike të gjuhës gjermane në fushën profesionale të infermierisë. Së bashku me studentët do të përgatitemi në Qendrën e ÖSD-së për provimin B2.
Procesi mësimor do të zhvillohet në kohëzgjatje tri orë mësimore, nga dita e hënë deri në ditën e premte. Relizimi i provimit për certifikatë të ÖSD-së niveli B2 do të bëhet gjatë kohës së përfundimit të studimeve.