Close
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook
Instagram
Linkedin

  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook
Instagram
Linkedin

Career

Shteti gjerman njeh diplomat e Kolegjit AAB

By Zana Sadiku  Published On December 8, 2020

Shteti gjerman bëri njohjen e diplomave të para të Fakuletit të Infermierisë në kuadër të Programit për Karrierë dhe Punësim.

Programi për Karrierë dhe Punësim arriti të finalizoj suksesin e parë në kuadër të procesit për barazvlerësim të studentëve të diplomuar të gjeneratës së parë të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB. Institucionet kompetente gjermane kanë njohur diplomat e para të studentëve të diplomuar. Në vijim priten edhe njohjet e reja dhe njoftimet të deficitit të të diplomuarve të kësaj gjenerate për të cilët tanimë janë dorëzuar të gjitha dokumentat e nevojshmë në autoritetet përkatëse.Të gjithë të diplomuarit që do të marrin vendimet e njohjeve ose njoftime të deficiti nga shteti gjerman, dhe që pajisen me certifikatën B2 të ÖSD-së në qendrën e provimeve të Kolegjit AAB do të nisen menjëherë në vendet e tyre të punës për në Gjermani. Klinikat dhe shërbimet ambulantore partnere gjermane i kanë bërë përgatitjet e fundit për mirëpritjen e tyre si pjesë e stafit infermieror.

Programi për Karrierë dhe Punësim po vazhdon me intensitet të lartë aktivitetet rreth aftësimit të studentëve të infermierisë të Kolegjit AAB të cilët janë pjesë e këtij Programi. Studentëve po u ofrohen mundësitë të marrin njohuritë e nevojshme përmes mësimit të gjuhës gjermane dhe rikualifikimit profesional, në mënyrë që në fund të këtij procesi ata të krijojnë një karrierë të begatë me profesionin e infermierisë në tregun gjerman të punësimit.



Meny

Ballina
Rreth nesh
Organizimi
Konkurset
Kontakti

Adresa

[email protected]

Rr. Elez Berisha, Nr.56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 
 
 

Ne kujdesemi për të ardhmën tuaj

MËSO GJUHËN GJERMANE DHE SIGUROJE NJË KONTRATË PËR NJË VEND PUNE TË SIGURT.

Facebook
Instagram
Linkedin
  • Albanian
© Copyright 2020 by Lingua Kosova. All Right Reserved.