Programi për Karrierë dhe Punësim

Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim,tashmë pjesë e stafit të klinikave presitigjioze në Gjermani

25.06.2021

Shkurta Haliti dhe Mirlinda Uka janë dy nga ish studentet tona të Programit për Karrierë dhe Punësim, të cilat si rezultat i bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB,Partnerëve gjerman dhe Lingua-së kanë filluar tashmë punën në klinika gjermane.Ato dhe kolegët e tyre të cilët tashmë e 3 muaj kanë filluar punën në Gjermani,janë shembulli më i mirë i një bashkëpunimi të frytshëm në trinomin AAB,LINGUA dhe partnerët gjerman.

Shkurta dhe Mirlinda,janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqura me mikëpritjen nga stafi i vendit të tyre të punës,dhe ndihmën që iu është ofruar,qoftë në procesin e punës poashtu edhe në procesin e integrimit në Gjermani.

Ish studentët e Programit janë duke japur një pasqyrë jashtëzakonisht të mirë të përgatitjes profesionale nga Kolegji AAB,përgatitjes së gjuhës gjermane dhe të tjera nga stafi i Lingua-së përballë punëdhënësve gjerman.Numri i studentëve tanë të cilët po fillojnë punën në klinikat gjermane,partnere të Programit,tanimë nuk janë raste individuale,mirëpo tash e tutje Programi për Karrierë dhe Punësim,do të jetë adresa e vetme e suksesit për infermierët të cilët synojnë tregun gjerman!

Eja apliko edhe ti!Bëhu pjesë e suksesit tonë!

www.pkp-aab.com