Close
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook Instagram Linkedin

  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Organizimi
  • Blog
  • Partnerët
  • Konkurset
  • Kontakti
Facebook Instagram Linkedin

Karrierë dhe punësim

Tri herë radhazi gjatë muajit Qershor janë mbajtur intervistat me partnerin gjerman SANA

By Abetare Mulolli Cunaku 

Sot për të tretën herë radhazi gjatë muajit Qershor janë mbajtur intervistat me rrjetin e klinikave SANA, ndër partnerët kryesor të Programit për Karrierë dhe Punësim.

Përgjatë këtyrë tri ditëve, një numër i madh i studentëve të Infermierisë së Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, janë intervistuar nga drejtoresha e rrjetit të klinikave SANA për zonën e Düsseldorfit dhe Kölnit.

Intervistat u realizuan online, ku partneri jonë gjerman SANA pati mundësinë që të njoh dhe të intervistojë studentët potencial të cilët do jenë pjesë përbërëse e stafit të klinikave të cilat operojnë në ombrellën e SANA. Intervistat janë realizuar të gjitha në gjuhën gjermane, pasi që studentët e Programit të cilët janë intervistuar veqse janë në përfundim të  nivelit B2 të gjuhës gjermane në kurset të cilat i organizon LINGUA.

Përfaqësuesit e klinikave janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me performancën dhe përgatitjen  e studentëve të Programit si në gjuhën gjermane poashtu edhe për përgatitjen e tyre profesionale. Ndërsa studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim, janë shprehur mirënjohës ndaj Programit për mundësitë e pafundme që ofron Programi, ndër të tjera edhe mundësinë që të njohin paraprakisht punëdhënësin e tyre gjerman.

Studentët e Programit, së shpejti do të informohen individualisht për rezultatin e intervistave me rrjetin e klinikave SANA.



Meny

Ballina
Rreth nesh
Organizimi
Konkurset
Kontakti

Adresa

[email protected]

Rr. Elez Berisha, Nr.56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 
 
 

Ne kujdesemi për të ardhmën tuaj

MËSO GJUHËN GJERMANE DHE SIGUROJE NJË KONTRATË PËR NJË VEND PUNE TË SIGURT.

Facebook Instagram Linkedin
  • Albanian

Copyright by Lingua Kosova © 2023. Developed by Breakpoint LLC