Drejtoria e Kompanisë Lingua së bashku me Dekanin e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, z.Idriz Sopjani, janë duke zhvilluar vizita disa ditore në Gjermani, me perfaqësuesit e klinikave partnere gjermane të Programit për Karrierë dhe Punësim.
Këto takime po realizohen me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit, njëherit me hartimin e strategjive me partnerët kryesor gjerman të Programit, SANA Klinikum Offenbach dhe AGAPLESION Frankfurt. Poashtu në këto takime janë planifikuar intervistat e radhës me këto klinika, për studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB. Përfaqësuesja e Programit, znj.Blerina Osmani ndër të tjera është shprehur tejet e kënaqur nga rezultatet e takimeve me partnerët tanë gjerman, dhe ka konfirmuar gatishmërinë e madhe të partnerëve për thellim të bashkëpunimit si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Programit për Karrierë dhe Punësim dhe ka paralajmëruar që raundi tjetër i intervistave me studentët e Programit do të jetë gjatë muajit Qershor.