bashkëpunim ndërkombëtar
Ne jemi në një mision për të mbështetur studentët të arrijnë suksese
Lingua Kosova SH.P.K. është ndërmarrje e cila vepron në fushën e Infermierisë dhe të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të “Programit për Karrierë dhe Punësim” pranë Kolegjit AAB. Ofron koordinimin e partnerëve vendorë dhe gjerman në rolin e urës lidhëse në mes të të dyja palëve. Koordinimin e Projektit ku përshihen aktivitete të shumta në lidhje me menaxhimin e aplikimit të studentëve të interesuar për Program, duke përfshirë parapërzgjedhjen e studentëve përmes paraintervistave bazuar në kërkesat e partnerëve gjerman të Projektit, organizimin e prezantimit të punëdhënsëve gjerman, si dhe organizimin e intervistave në mes të studentëve të interesuar për punësim dhe punëdhënësve gjerman. Aftësimi shtesë profesional ku përfshihet implementimi i lëndëve të fushat përkatëse të cilat janë cilësuar si deficitare në procesin e krahasimit të planprogramit gjerman dhe të Kolegjit AAB nga partneret gjerman dhe Zyra për Njohje të shtetit gjerman. Në kuadër të Programit, Lingua u ofron studentëve të pranuar menaxhimin e cilësisë së praktikave profesionale të cilat kryhen gjatë studimeve.
Programi për punësim dhe karrierë ka qenë për mua një urëlidhse mes qëllimeve dhe arritjeve të mija.
Adelina Paçarizi
Studente e Programit për Karrierë dhe Punësim
Data e fillimit të programit tonë: Maj 2019
Data e punësimit në klinikën gjermane: Maj 2022
Hapat drejt punësimit në Gjermani
Aplikimi përmes platformës
Studentët duhet të aplikojnë në konkurset e punësimit
Aftësimi gjuhësor dhe profesional
Studentët aftësohen nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve profesionale
Kontrata e punësimit
Studentët përzgjedhin punëdhënësit, intervistohen dhe nënshkruajnë kontratën
Fillimi i punës
në Gjermani
Pas përfundimit të studimeve, të aftësimit dhe certifikimit gjuhësor e profesional
Programi ynë
Studentët e Kolegjit AAB tashmë mund të regjistrohen në Programin tonë nëpërmjet konkurseve të shpallura dhe të fillojnë menjëherë kurset profesionale apo gjuhësore. Regjistrimi bëhet përmes faqes së internetit (online), në të cilën studentët, përveç dërgimit të të dhënave të tyre personale, mund të specifikojnë edhe punëdhënësin e tyre të preferuar. Pas një faze provuese, do të vendoset nëse studentët e fitojnë të drejtën për përfshirjen e tyre në Program dhe për fillimin e procesit ndërmjetësues. Nëse pas procesit ndërmjetësues vendoset për pranimin e tyre, atëherë nënshkruhen kontrata, pastaj do të krijohet mundësia që studentët të njihen me punëdhënësin e tyre të ardhshëm gjatë diskutimeve të mëtejshme.
Kurset profesionale dhe gjuhësore përfshijnë një plan mësimor, modulet e të cilave bazohen në komponentët ndërkombëtarë. Përveç testeve individuale, studentët duhet të bëjnë edhe teste javore. Me modulet shtesë dhe ato përmbajtësore, ne u mundësojmë studentëve të marrin njohuritë specifike të gjuhës gjermane në fushën profesionale të Infermierisë apo të Teknologjisë së Informacionit. Gjithashtu, studentët do të përgaditen për provimet finale.
Procesi mësimor do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit AAB, nga dita e hënë deri në ditën e shtunë. Oraret do të caktohen për secilin grup në bashkëpunim ndërmjet trajnerit dhe studentëve. Realizimi i provimit për certifikatë të gjuhës niveli B2 ose për cerfikim profesional do të bëhet gjatë kohës së përfundimit të studimeve.