Programi për Karrierë dhe Punësim

fuqizoni karrierën në infermieri dhe it

Ne kujdesemi për të ardhmën tuaj

Rreth nesh

Programi për Karrierë dhe Punësim është një program i organizuar për të ndihmuar studentët në zhvillimin e tyre karrieror dhe në gjetjen e punës së duhur. Programi menaxhohet nga punonjës profesional që do të ju shërbejnë në punët administrative, menaxhim të aplikimeve, menaxhim të cilësisë së gjuhës gjermane, trajnim të gjuhës gjermane, përkthime, lektorim, dhe menaxhim të cilësisë për praktika profesionale. Përveç këtyre, programi gjithashtu ka disa programe trajnimi dhe zhvillimi profesional për të ndihmuar studentët e kolegjit AAB të rriten dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre. Me këto mundësi të shumta, Programi për Karrierë dhe Punësim siguron një platformë të përshtatshme për të gjithë studentët që kanë nevojë për ndihmë në arritjen e qëllimeve të tyre karrierore dhe në gjetjen e mundësive të punës në Gjermani.

Previous slide
Next slide

Historiku

Previous slide
Next slide

Me datë 21.06.2018, Kolegji AAB nënshkroi një marrëveshje ekskluzive me partnerët gjermanë për të filluar Programin për Karrierë dhe Punësim. Ky program u krijua me qëllim kryesor për të harmonizuar kurrikulën ekzistuese me atë gjermane, për të ngritur nivelin profesional të të rinjve dhe për t’u punësuar në klinikat prestigjioze gjermane. Me këtë marrëveshje, Kolegji AAB e bëri të mundur që studentët dhe të rinjtë në përgjithësi të marrin pjesë në programin e zhvillimit karrieror dhe punësimit në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë në një ambient të punës shumë të avancuar dhe me shumë mundësi rritjeje të karrierës. 

Video nga marrëveshja

Marrëveshja ekskluzive me partnerët gjermanë u bë një hap i rëndësishëm në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit midis institucioneve arsimore, duke u bërë një model i ndjekur nga shumë institucione të tjera arsimore në Kosovë dhe rajon.

Infermieri dhe IT

Marrëveshja mes Kolegjit AAB dhe partnerëve gjermanë u zgjerua edhe në fushën e teknologjisë së informacionit. Si një shtesë në Programin për Karrierë dhe Punësim, do të ofrohen trajnime profesionale në Programim dhe IT, nëpërmjet të cilave studentët do të kenë ngritje profesionale duke ju mundësuar punësim në kompani me renome në Gjermani.  Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë për të zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe për të zgjeruar perspektivat e tyre në karrierë në një industri që po rritet me shpejtësi në nivel global. Marrëveshja e zgjeruar është një hap i madh përpara në bashkëpunimin midis arsimit dhe industrisë në Kosovë dhe Gjermani.

Trajnime dhe aftësim profesional

Zhvillimi dhe avancimi i njohurive profesionale për fillimin e punës

Përgaditja dhe trajnimet e gjuhës

Mësimi i gjuhës Gjermane nga niveli A1 deri në atë B2 dhe përgaditja për cerfikim

Zgjerimi i praktikave dhe përgaditja për tregun Gjerman

Ngritja e aftësive dhe njohurive të studentëve në fusha të ndryshme

Studentët e punësuar

Xheneta Ahmeti

Sana Klinikum Offenbach GmbH

Visar Bajrami

Sana -Rotes Kreuz Bad Cannstatt

Sela Seferi

Sana Bethesda Stuttgart

Muhamed Hasani

Sana Karl-Olga-Krankenhaus (Stuttgart)

Miranda Dragusha

Sana Kliniken Duisburg

Enisa Hyseni

Sana Dreifaltigkeits-Krankenhaus Köln

Çlirim Sopi

Sana Kliniken Düsseldorf GmbH

FAQS

Aplikimi në Programin për Karrierë dhe Punësim bëhet përmes aplikimit online tek pjesa e konkurseve në këtë Uebfaqe.

Në këtë program ofrohen pozitat për punësim në fushën e Infermierisë dhe të Teknologjisë së Informacionit në Programim.

Programi është i hapur ekskluzivisht vetëm për studentët e Kolegjit AAB.

Kriteret për pjesëmarrje në këtë program mund të ndryshojnë në varësi të pozitës së ofruar, por të gjithë aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të njohurive dhe aftësive profesionale dhe të jenë të gatshëm të mësojnë gjuhën gjermane.

Pas përfundimit të trajnimeve profesionale apo gjuhësore, pjesëmarrësit në këtë program kanë mundësi të punësohen në klinika prestigjioze gjermane, si dhe në kompani me renome në fushën e teknologjisë së informacionit në Gjermani.

Po kërkoni mundësi punësimi?

Caktoni një termin për më shumë detaje.