Programi për Karrierë dhe Punësim njofton se nga tani do t´i hap dyert për mësim të gjuhës gjermane në Kolegjin AAB.
Ditët e hapura të Programit përfshijnë këto shërbime pa pagesë:
· Përcaktim të njohurive gjuhësore përmes testimit të rregulltë
· Hyrje në gjuhë gjermane (max. 6 orë në javë/gjithsejtë 4 javë)
· Informacione të hollësishme rreth “Programit për Karrierë dhe Punësim”
· Njoftim rreth ofertave të punës në Gjermani (Punëdhënësin e parë, “Klinikat Agaplesion”, do të mund ta njoftoni qysh me datë 14 dhjetor)
· Njoftim i drejtëpërdrejtë me punëdhënësit potencial (Punëdhënësin e parë, “Klinikat Agaplesion”, do të mund ta njoftoni qysh me datë 14 dhjetor)
Të gjithë të interesuarit të lajmërohen në:
pkp@universitetiaab.com ose në numër të telefonit 049/842032
Eja edhe ti! Bëhu pjesë e programit tonë.
VËREJTJE: Këto shërbime u ofrohen vetëm studentëve të vitit të tretë dhe të dytë të Fakultetit të Infermierisë, të cilët ende nuk janë pjesë e programit.