Programi për Karrierë dhe Punësim

Kushtrim Haliti-Fytyrë e suksesit të Programit për Karrierë dhe Punësim!

29.04.2021

STUDENTI I PARË NGA KOSOVA FILLOI PUNËN NË SPITALIN SANA HÜRTH

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Sana Kliniken AG dhe të kolegjit AAB me seli në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, javën e kaluar filloi punën infermieri i parë në Sana. Kushtrim Haliti ka mbaruar me sukses studimet e infermierisë, dhe tani po realizon fazën e nevojshme të punës praktike në spitalin Sana Hürth për njohjen formale si punonjës profesional i infermierisë.

 Kushtrim Haliti qysh më herët ka pasur ambicie të vij në Gjermani, të jetoj dhe punoj në fushën e mjekësisë. Ai arriti ta realizoj ëndrrën përmes bashkëpunimit të kolegjit AAB dhe Sana Kliniken AG në atdheun e tij.

 Më 10 prill Kushtrim Haliti shkeli tokën gjermane. Për shkak të rrethanave të ditura ai u detyrua të qëndroj fillimisht në karantinë dhe pas realizimit të testit obligativ të Covid-19 i cili i doli negativ, javën e kaluar nisi ditën e parë të punës si ndihmësinfermier në spitalin Sana Hürth. “Jam pritur këtu në mënyrë të përzemërt dhe po ndihem shumë mirë”, theksoi mes tjerash z. Haliti pas përfundimit të javës së parë të punës.

 Rita Gast, drejtore e infermierisë në spitalin Sana Hürth, u shpreh e gëzuar për punonjësin e ri. “ Edhe shumë institucione tjera të infermierisë kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme infermierë të profesionalizuar, për këtë arsye ne marrim pjesë me kënaqësi në Programe të tilla, nëpërmes të cilës fitojmë edhe përvoja me bashkëpunëtorët nga vendet e tjera. Edhe komunikimi gjuhësor me z. Haliti po funksionon shkëlqyeshëm, ku ai që nga dita e parë ka qenë i përkushtuar në mësim dhe shërbim. Në fillim është e nevojshme përcjellja e tij me zell nga stafi drejtues, meqë deri më tani ai posedon njohuritë teorike, por nuk ka pasur përvojë të gjatë lidhur me trajtimin e pacientëve në mënyrë të pavarur”. 

Në kushte normale Kushtrim Haliti do të duhej që në tetor të vitit 2020 të vinte në Gjermani dhe të fillonte punën në spitalin Sana Hürth, por situata me pandeminë e virusit Korona e ngadalësoi këtë proces. “Në maj të vitit 2019 në Prishtinë, ne e kemi njohur për së afërmi Kushtrim Halitin si student, e kujton rastin Michael Rabus, drejtues i fushës në menaxhimin dhe rekrutimin e personelit, në Sana Kliniken AG e cila po kujdest për këtë Projekt. Në muajt e fundit ka pasur plane të domosdoshme në lidhje me situatën e virusit Korona, e cila na ka detyruar të bëjmë zhvendosje të planeve tjera. Aktivitet e fushës së arsimimit është dashur të ndërpriten, të shtyhet afati i provimeve, prodedurat byrokratike të institucioneve nuk arrinin të realizoheshin. “Pavarësisht kësaj, ne tani jemi të kënaqur që z. Haliti ka marr përsipër detyrat e tij. Ne i dëshirojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese në Sana”, u shpreh i gëzuar Michael Rabus.