Programi për Karrierë dhe Punësim

Mbahen takimet virtuale të studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim me kolegët e tyre të cilët kanë filluar punën në Gjermani!

27.05.2021

Sot, në Kolegjin AAB, nga ora 10:00 dhe 14:00, studentët e Fakultetit të Infermierisë patën rastin që të bashkëbisedojnë me ish studentët, Bleona Zabërgja,Qëndresa Seferi dhe Kushtrim Haliti, të cilat kanë filluar punën në Gjermani përmes Programit për Karrierë dhe Punësim.

Studentët e Infermierisë së Kolegjit AAB dhe ata të cilët janë pjesë e Programit për punësim në Gjermani patën mundësinë që të informohen dhe të shtrojnë pyetje studentëve tanë, të cilat kanë filluar punën në klinikën SANA Remscheid dhe Köln, pjesë e rrjetit të Klinikave SANA, një ndër partnerët kryesor gjerman të Programit për Karrierë dhe Punësim. Ndër të tjera, Bleona,Qëndresa dhe Kushtrimi i informuan studentët për procedurat të cilat i kanë ndjekur për të plotësuar kushtet për fillimin e punës në Gjermani dhe për mikëpritjen që iu është bërë nga stafi i Klinikës.

Takimi të tilla virtuale me ish-studentët tjerë të Programit që po ashtu kanë filluar dhe pritet të fillojnë punën në Gjermani, do të mbahen në vazhdimësi ,në mënyrë që studentët e programit por edhe studentët e Infermierisë së Kolegjit AAB, të cilët synojnë të mësojnë gjuhën gjermane dhe të fitojnë një kontratë pune në klinika prestigjioze gjermane përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, të informohen vazhdimisht me përvojat e ish-studentëve tanë nga vendet e tyre të Punës në Gjermani.