Ky takim është mbajtur me qëllim që studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim të cilët veqse janë të punësuar në Sana Klinikum Biberach,dhe ata të cilët synojnë të punësohen në këtë klinikë të kenë informacione të duhura dhe të bollshme rreth klinikës ku do të punojnë dhe mundësitë e avansimit të mëtutjeshëm të studentëve tane.
Zonja Feka,i informoi studentët për procesin e punësimit,mundësitë e shumta të cilat i ofron Klinika Sana në Biberach(Stuttgart) qoftë në avansimet profesionale,avansimin e gjuhës gjermane deri në nivelin C1, dhe të tjera të cilat i mundëson klinika pa asnjë shpenzim për studentët e programit.
Takimi i sotshëm informues i paraprinë intervistave të cilat do të mbahen së shpejti me kliniken gjermane SANA Klinikum Biberach.