Programi për Karrierë dhe Punësim

Partnerët tanë gjerman çdoherë afër studentëve të Programit për Karrierë dhe Punësim!

06.05.2021

Partnerët gjermanë të Programit për Karrierë dhe punësim pavarësisht situatës të cilën e ka krijuar pandemia Covid 19,vazhdimisht në mënyrë virtuale  zhvillojnë takime më studentët e Programit që njëherazi janë edhe infermierët e ardhshëm të klinikave të tyre,pasi që ata kanë kaluar fazat e rekrutimit dhe janë në procese të kompletimit të dokumentacionit për marrjen e vizës së punës. Klinikat prestigjioze gjermane me të cilat bashkëpunojmë ne si program,kanë dëshmuar që janë shumë të interesuar për progresin e secilit student të Programit,në mënyrë që i gjithë procesi për nisjen dhe integrimin e tyre në Gjermani të jetë i lehtë dhe i këndshëm. Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim,të cilët kanë filluar punë në Gjermani Kushtrimi,Mimoza dhe Mirlinda janë shprehur shumë të kënaqur më mikpritjen që iu është bërë në vendin e tyre të punës në Gjermani,dhe me ndihmën që po iu ofrohet atyre në procesin e intergrimit. Bëhu  pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim. Bëhuni pjesë e suksesit tonë të përbashkët. Apliko në pkp-aab.com