Programi për Karrierë dhe Punësim

Përgatitja e provimit ÖSD B2

01.11.2020

Trajnerët tanë të gjuhës gjermane janë trajnerë të kualifikuar. Ata ju informojnë saktësisht se çfarë është e rëndësishme gjatë përgatitjes për provime. Të gjitha përmbajtjet e njësive mësimore janë menduar mirë, që pikësynim të kenë përgatitjen e studentëve për provimin B2.

Grupet tona tashmë janë në mes të përgatitjes për provim i cili është planifikuar të mbahet në fillim të dhjetorit. Ne kemi besim se studentët tanë do ta kalojnë provimin me rezultate shumë të mira.

Me ndihmën e testeve, studentët do të njihen me rëndësinë e elementeve individuale të provimit, si dhe do të fitojnë njohuritë praktike për punën nën presionin e kohës.

Ushtrimet e të folurit me partnerin, shkrimi i letrave, ushtrimet e dëgjimit dhe të kuptuarit e leximit mësohen gjatë përgatitjes.