Programi për Karrierë dhe Punësim

Programi për Karrierë dhe Punësim sot në 4 vjetorin e themelimit të saj, vazhdon të mbetet adresa e saktë për të gjithë ata student/e që dëshirojnë të punojnë në klinika prestigjioze në Gjermani

21.06.2022

Programi për Karrierë dhe Punësim, sot me 21 Qershor, shënon 4 vjetorin e themelimit të saj, i cili për katër vite radhazi është adresa e duhur për studentët e Infermierisë të cilët synojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë në Gjermani dhe të zhvillojnë edhe më tutje elanin e tyre profesional. 

Mirlinda,Endriti,Elona, Besmirja, Ardiana,Gentiani janë vetëm disa nga emrat e një numri tashmë treshifror, të cilët përmes Programit për Karrierë dhe Punësim sot janë duke punuar në klinikat partnere të Programit,dhe janë fytyrë e punës dhe angazhimit të Programit për Karrierë dhe Punësim tashmë e katër vite.

Zyra e Programit për Karrierë dhe Punësim është themeluar me 21 Qershor të vitit 2018, si projekt bashkëpunimi në mes të Kolegjit AAB, klinikave më të mëdha në Gjermani si dhe Institucionit për  aftësim të gjuhës gjermane LINGUA.

 Programi për Karrierë dhe Punësim për 4 vite radhazi është sinonim i mundësisë dhe një shanse jetësore për studentët e Infermierisë në  Kolegjin AAB. Programi si i tillë që nga themelimi i saj e tutje, ofron mundësinë e përgatitjes së gjuhës gjermane pa pagesë për studentët e Infermierisë, ofron një kontratë pune në klinika presitigjioze gjermane që janë partnerë të Programit tonë, barasvlerësimin e titullit akademik nga shteti gjerman, kompletimin dhe përkthimin e gjithë dokumentacionit në gjuhën gjermane dhe mbështetje në procedurat e aplikimit në ambasadën gjermane në Prishtinë për vizë të punës. Ndër të tjera, zyra e Programit ofron orë shtesë në fushën e infermierisë dhe me profesionist shëndetësor të ardhur nga Gjermania, për provim të licencës në Gjermani për të gjithë studentët e Programit.

Përgjatë punës katërvjeqare, Dekanati i Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB në bashkëpunim të ngushtë me partnerët gjerman dhe Lingua-në, kanë hartuar  një planprogram të ri për studentët e Fakultetit të Infermierisë, respektivisht për studentë e Programit tonë. Në planprogramin enkas të hartuar për Program janë adaptuar lëndë dhe praktika të nevojshme për parapërgatitjen sa më të mirë të studentëve tanë, rrjedhimisht për të ju përgjigjur cilësisë së punës dhe profesionalizmit të kërkuar në tregun gjerman.

Zyra e Programit për Karrierë dhe Punësim, është e hapur për të gjithë ata student/e të cilët nuk dëshirojnë të humbin kohë dhe të ushtrojnë profesionin e tyre si infermier/e në Gjermani.