Programi për Karrierë dhe Punësim

Studentët e Kolegjit AAB suksesshëm përfundojnë intervistat me klinikën SANA në Biberach

19.08.2022

Studentët e Kolegjit AAB të cilët tashmë e një vit janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, i cili iu ofron mundësinë studentëve të Infermierisë që të punësohen në klinika prestigjioze në Gjermani, sot janë intervistuar nga drejtoresha e Klinikës Sana në Biberach.

Studentët kanë arritur që të zhvillojnë të gjithë intervistën në gjuhën gjermane me drejtoreshën ne Biberach,  falë mundësisë së mësimit të gjuhës gjermane falas deri në nivelin B2 të cilën e ofron Lingua për të gjithë studentët e Infermierisë të cilët dëshirojnë të punojnë në Gjermani, përmës Programit për Karrierë dhe Punësim.

Znj. Röder, drejtoreshë e Klinikës në Biberach është shprehur jashtëzakonisht e kënaqur me studentët e intervistuar si në aspektin e gjuhës gjermane poashtu edhe me eksperiencën dhe përgatitjen profesionale  të cilën studentët e Infermierisë e kanë fituar në Kolegjin AAB dhe patën rastin ta tregojnë gjatë intervistimit.

Studentët të cilët janë përcaktuar për këtë klinikë pasi që te pranojnë konfirmimin e pranimit në punë, dhe çertifikimin e tyre me nivelin B2 të gjuhës gjermane do të mund të fillojnë punën në këtë klinikë, në të cilën do ti presin edhe shumë ish kolegë të tyre të cilët veqse kanë shkuar në Gjermani përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, dhe janë duke punuar atje. Rezultatet e intervistave të studentëve nga Kolegji AAB me kliniken në Biberach, pritet të publikohen javën e ardhshme.