Programi për Karrierë dhe Punësim

Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim janë duke mbajtur trajnime shtesë për përgatitjen e provimit të Licencës në Gjermani

29.06.2021

Studentët e Infermierisë të Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim gjatë kësaj jave janë duke mbajtur trajnime shtesë në laboratoret e kolegjit për përgatitjen e Provimit të Licencës, të cilit mund të ju nënshtrohen të gjithë studentët të cilët fillojnë punën në Gjermani për marrjen e licencës gjermane si infermier/e.

Trajnimet po mbahen nën mbikqyrjen e Dekanatit të Infermierisë dhe po realizohen nga Valdete Visoka,(Bsc. e Infermierisë), e cila është ftuar nga Kolegji AAB nga Gjermania. Përmbajtja dhe planprogrami i këtij trajnimi janë hartuar nga Dekanati i Infermierisë enkas për studentët e Programit me qëllim të përforcimit të njohurive praktike dhe përgatitjes maksimale të studentëve tanë të Programit për provim të Licencës në Gjermani. Infermierja Valdete Visoka do të ndajë me studentët tanë përvojen e saj shumë vjecare në fushën e Infermierisë.

Kjo praktikë shtesë po realizohet e gjitha në gjuhën gjermane.  Poashtu nga java e ardhshme, respektivisht nga data 05 Korrik, Lingua do ju ofroj studentëve të Programit, kurse të gjuhes gjermane të Infermierisë që do të ju shërbejnë studentëve në përgatitjen për provimin e licencës dhe lehtësimin e procesit të integrimit të tyre në punë në klinika gjermane. 

Programi për Karrierë dhe Punësim është çdoherë afër studentëve të saj,për të iu ndihmuar në punësimin dhe rrugëtimin e tyre të sigurtë në Gjermani.

Apliko:www.pkp-aab.com