Programi për Karrierë dhe Punësim

Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim, janë vizituar nga punëdhënësi i tyre gjerman, Qendra Psikiatrike, ZfP Emmendingen

24.08.2022

Në Kolegjin AAB është mbajtur takim informues me z.Jeton Himaj, drejtor i Infermierisë në Qendrën Psikiatrike në Emmendingen, klinikë e cila i takon gamës së gjerë të partnerëve gjerman të  Programit për Karrierë dhe Punësim.

Përfaqësuesi i klinikës, ZfP Emmendingen në Gjermani, z.Jeton Himaj ka vizituar studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim të cilët njëherazi do të punojnë si infermierë në këtë klinikë.

Ky takim është mbajtur me qëllim që studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim të cilët veqse janë të punësuar në Qendren Psikiatrike në Emmendingen, dhe ata të cilët synojnë të punësohen në këtë klinikë të kenë informacione të duhura dhe të bollshme rreth klinikës ku do të punojnë dhe mundësitë e avansimit të mëtutjeshëm të studentëve tanë.

Z.Himaj poashtu është interesuar për arritjet e secilit student/e qoftë në mësimin ose çertifikimin e gjuhës gjermane të nivelit B2 poashtu edhe për procedurat e tjera të cilët studentët e Programit tashmë si infermier/e të kësaj klinike duhet ti kompletojnë në mënyrë që sa më shpejt të udhëtojnë për në vendin e tyre të punës në Emmendingen në Gjermani. Ky takim është vazhdim i takimeve të shumta të partnerve gjerman për të qëndruar çdoherë afër studentëve  të Programit për Karrierë dhe Punësim.