Programi për Karrierë dhe Punësim

Vizitë në Qendrën e Psikiatrisë Emmendingen

21.10.2023

Përfaqësues të Programit për Karrierë dhe Punësim, bashkë me përfaqësues të Kolegjit AAB dhe të Qendrës së Shëndetit Mendor ishin në vizitë në Qendrën e Psikiatrisë Emmendingen, Gjermani.

Gjatë kësaj vizite, perfaqësuesit patën mundësinë të njihen me praktikat e punës së infermierëve dhe të shohin nga afer organizimin e punëve në repartet e ndryshme në Qendrën Psikiatrike Emmendingen.

Takimi u zhvillua me:

  • Përfaqësues të Qendrës së Psikiatrisë Emmendingen: Drejtor i Qendrës Psikiatrike Jeton Himaj, Zëvendësdrejtor i Departamentit të Infermierisë Simon Weiß, Instruktor kryesor për stafin ndërkombëtar të infermierëve Kevin Umpay, Infermiere Arsilda Lila;
  • Përfaqësues nga Kolegji AAB dhe Lingua: Profesor i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi, Drejtoresha e Programit për Karrierë dhe Punësim Blerina Osmani, Profesoreshe e gjuhës gjermane dhe përgjegjëse për gjuhën infermierore Kaltrina Qocaj;
  • Përfaqësues të Qendrës së Shëndetit Mendor, Prishtinë: Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor Dr. Sami Rexhepi, Psikologe klinike Behare Hucaj, Infermier në Qendrën e Shëndetit Mendor, Fushë Kosovë Valdet Buja.

Kjo vizitë ka ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive në mes të institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe Qendrës psikiatrike Emmendingen.

Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim mund te na kontaktojnë përmes:

E-Mail: [email protected]
Tel: 049 842 036