Programi për Karrierë dhe Punësim

Vizitë në  Sana Krankenhaus Rummelsberg

16.10.2023

Përfaqësues të Programit për Karrierë dhe Punësim dhe të Kolegjit AAB vizituan klinikën partnere gjermane Sana Rummelsberg për të diskutuar rreth bashkëpunimeve dhe zhvillimeve të ardhshme.

Ish-studentët e Kolegjit AAB, të cilët përmes Programit për Karrierë dhe Punësim janë tani në Gjermani, ishin poashtu prezent në takim: Kreshnik Gashi, Gojarta Shala, Drinora Musliu, Aulona Krasniqi, Mirjeta Bytyqi.

Takimi u fokusua në arritjet e studentëve, planifikimin e aktiviteteve dhe ofrimin e hospitimeve të ardhshme në spital në mënyrë që studentët të shohin vendin e tyre të punës dhe ta njohin nga afër.

Bashkëpunimet me klinikat partnerë gjermane po vazhdojnë, duke ju ofruar gjithmonë mundësi të mira të punësimit si Infermier në Gjermani.

Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim mund te na kontaktojnë përmes:

E-Mail: [email protected]

Tel: 049 842 036