Partnerët gjerman nga Klinika Sana Krankenhaus Rummelsberg kanë vizituar Kolegjin AAB më 20- 22 Mars me qëllim të informimit rreth kushteve dhe ambientit të punës si dhe për t’i intervistuar kandidatët e rinj që dëshirojnë të punojnë në këtë Klinikë. Përveq kësaj, përfaqësueset e Klinikës që ishin prezent mbajtën takim edhe me kandidatët të cilët janë në proces të kompletimit të dokumentacionit.
Përfaqësueset e Klinikës, Ines Böhm dhe Antje Henerari shkëmbyen informacione më të detajuara me studentët për vendin e tyre të ardhshëm të punës dhe zhvilluan mësimin dhe pjesën praktike në laboratoret e Kolegjit AAB.
Në takim ishin gjithashtu të pranishëm, Blerina Osmani Drejtoresha e Programit për Karrierë dhe Punësim, dhe Idriz Sopjani Dekani i Fakultetit te Infermierisë.
Përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, deri më tani në këtë Klinikë janë punësuar gjithsejtë 11 Infermierë të kualifikuar nga Kolegji AAB.
Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim mund të na kontaktojnë përmes:
E-Mail: [email protected]
Tel: 049 842 036